Mirë, boll. Nuk më ka pëlqy që po takohen kështu ndaras, 1+1. Këtu nevojitet një konsultim dhe dialogim më i gjerë, sepse duhen më shumë se dy parti për me gjetë zgjidhje. Këto takime munden me qenë, disi, edhe zvarritje. Nuk duhet me humbë më kohë kështu.
Këtu e kemi rastin kur duhet me pas dialogim më cilësor dhe efikas qe jep rezultate. Kemi fillimisht me u dakordu për kriteret e kandidatëve dhe me i propozu disa opsione. Mundësisht tri opsione dhe me u zgjedh njëri.
E LVV, si partia më e madhe dhe që i ka tashmë “krejt”.. qeverinë, Kuvendin, kontroll mbi borde dhe agjenci duhet me u tregu e matur dhe me u japë hapësirë kandidatëve që propozohen nga opozita. Kuptohet, kandidatëve jopolitikë dhe konsensualë, që nuk janë as të LVV-së e as të partive opozitare.
Mos na humbni kohë me takime kot, një nga një. Zhvilloni një proces të mirëfilltë që e zgjedh presidentin.
Përndryshe, përgjegjësia më e madhe është te Albin Kurti dhe LVV. Nëse ata dëshirojnë, përsëri munden me e blloku vendin dhe me e çu në zgjedhje… diçka jashtëzakonisht e dëmshme për vendin.