Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili sot tha se nuk është ën rregull që një parti e respektuar siç është AAK-ja të refuzojë takimin me të.
Muharremi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, iua ka drjatuar Kurtit duke i thënë “Ja pafsh hajrin, se fajin e ke vet”.
“As që e ke thirrur në takime Aleancën herën e kaluar. Ke treguar mosrespekt dhe je munduar me e poshtëru e me i paraqitur si të parëndësishëm, edhepse votat e AAK-së në disa kombinime e kishin ndihmu gjetjen e zgjidhjes herën e kaluar”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
AK: “Nuk besoj që është në rregull që një parti e respektuar siç është AAK-ja të refuzojë takimin me mua si kryeministër”.
Ja pafsh hajrin, se fajin e ke vet.
As që e ke thirrur në takime Aleancën herën e kaluar. Ke treguar mosrespekt dhe je munduar me e poshtëru e me i paraqitur si të parëndësishëm, edhepse votat e AAK-së në disa kombinime e kishin ndihmu gjetjen e zgjidhjes herën e kaluar.
Edhepse, për korrektësi, Gjini nuk ka refuzu, por të ka dërgu letër i pari dhe ka tregu që e mbështet gjetjen e zgjidhjes dhe ndihmon gjatë votimit, me disa kërkesa që janë në interes të publikut e jo të tij apo të Aleancës.
Mos vazhdo me u ba “Drama Queen” e me luajt lojën e viktimës, por bëhu konstruktiv dhe gjej zgjidhje