Programi Veror në UP trajton ndikimin e ndotjes nga plastika

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Rotary Club Intercountry Committee Germany-Kosovo, ka organizuar Programin Veror të Shkëmbimit Kulturor, në kuadër të të cilit u mbajt një punëtori kushtuar ndotjes nga plastika dhe ndikimit të saj në planifikimin urban, raporton Ekonomia Online.

Prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik në Universitetin e Prishtinës, Rozafa Basha, theksoi se ndotja nga plastika përveç që është problem mjedisor, është edhe e lidhur me mënyrën sesi menaxhohen hapësirat publike në të gjithë vendin.

“Ndotja nga plastika nuk është vetëm një problem mjedisor, dhe ajo është gjithashtu e lidhur me mënyrën se si i planifikojmë qytetet tona, si i menaxhojmë hapësirat publike, si e dizajnojmë infrastrukturën dhe, natyrisht, si marrim përgjegjësi për komunitetet në të cilat jetojmë. Unë vërtet shpresoj se këto ditë ju kanë dhënë juve, pjesëmarrësve, njohuri, por gjithashtu dhe mbi të gjitha, miqësi të reja, sepse prapa idesë së këtij punëtorie (workshop-i) është krijimi i miqësive të reja, ideve dhe motivimit, natyrisht, për të qenë kontribues më aktivë për qytete më të qëndrueshme”, tha ajo.

Ajo vlerësoi bashkëpunimin me Rotary Club Intercountry Committee Germany-Kosovo, duke shprehur dëshirën edhe për marrëveshje të mëtejshme.

“Për Universitetin e Prishtinës, bashkëpunimi me Rotary Club është jashtëzakonisht i vlefshëm, dhe ne mezi presim, shpresoj së shpejti në vjeshtë, të kemi gjithashtu një, le të themi, marrëveshje formale midis të dyve tanë, midis institucionit tonë dhe organizatës suaj, sepse partneritetet e këtij lloji lidhin njohuritë akademike, pra akademinë, me angazhimin qytetar, atë që puna juaj në të vërtetë përfaqëson, dhe krijojnë mundësi domethënëse për të rinjtë nga vende të ndryshme që të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të punojnë së bashku për sfidat e përbashkëta”, tha ajo.

Eric McKilnay, nga Rotary Club Intercountry Committee Germany-Kosovo, tregoi për mënyrën e funksionimit të kësaj puntorie.

“Kemi bërë bashkë tani, besoj, 21 studentë nga vende të ndryshme të Evropës. Dhe për ta bërë atë edhe më interesante dhe paksa më konkurruese, u dhamë atyre një detyrë si grup, prezantime nga ekspertët në mënyrë që ata të kenë si sfond një ide mbi llojin e temave për të cilat po flasim, dhe llojin e ideve që po mendojmë se ata mund të zhvillojnë. Dhe pastaj i ndamë ata në katër grupe. Paksa konkurruese.”, u shpreh ai.

Të ngjashme