Bisedat për formimin e institucioneve, Kurti, Abdixhiku e Osmani më shumë se dy orë në takim

Prishtinë | 10 Kor 2026 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Tashmë janë bërë dy orë që nga fillimi i takimit mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Përderisa, Kurti është shoqëruar për në takim nga Hekuran Murati, Abdixhiku, ka shkuar në takim nën shoqërinë e ish-presidentes, Vjosa Osmani.

Takimi mes liderëve politikë në vend, po bëhet pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, me ftesë të Kurtit, lidhur me formimin e institucioneve të vendit.

Në anën tjetër, Kurti, ditën e sotme ka zhvilluar takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Të ngjashme