Situatë e qetë në pikat kufitare, pritjet nuk kalojnë pesë minuta

Prishtinë | 12 Kor 2026 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen e rrugëve që shpien drejt pikave kufitare.

Edhe pse jemi në kohën kur pritet fluks i madh në pikat kufitare për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, aktualisht situatë e qetë vazhdojnë të jetë e qetë.

Sipas përditësimit të fundit, në hyrje dhe dalje të Kosovës kalimi nuk po zgjatë me shumë se 5 minuta.

Përditësimi i fundit është bërë në ora 16:19 minuta.

Të ngjashme