Koncerti i Kanye West në Tiranë ka mbledhur mijëra fansa, por mes të pranishmëve në arenën e improvizuar “Eagle Stadium” ishte edhe një emër i njohur i kinematografisë turke, aktori Burak Tozkoparan.
Aktori ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa pamje nga atmosfera e koncertit, duke treguar emocionet nga performanca e artistit amerikan në kryeqytetin shqiptar.

Në publikimet e tij, Tozkoparan ka vendosur si vendndodhje Tiranën, duke konfirmuar praninë e tij në këtë event.
Koncerti i Kanye West, i cili njihet edhe me emrin artistik Ye, u zhvillua në “Eagle Stadium”, një hapësirë e krijuar posaçërisht për këtë aktivitet, ku mijëra spektatorë ndoqën një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të zhvilluara në Shqipëri.
Prania e aktorit turk në këtë event tërhoqi vëmendjen e fansave, duke shtuar edhe një tjetër emër të njohur ndërkombëtar në listën e të pranishmëve në koncertin e Kanye West në Tiranë.