Një vit kohë për Kosovën: A do të sigurohet ftesa për samitin e NATO-s në Tiranë?

Prishtinë | 12 Kor 2026 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Kosova e humbi mundësinë që këtë vit të jetë pjesë e samitit të NATO-s, ndërsa Tirana ka siguruar rolin e nikoqires për vitin e ardhshëm, duke u kthyer në qendrën e vëmendjes për agjendën euroatlantike në rajon.

Samiti i ardhshëm në Tiranë shihet si një mundësi e re diplomatike për Kosovën, por edhe si një test për aftësinë e institucioneve të saj për të ndërtuar aleanca dhe për të avancuar rrugën drejt strukturave euroatlantike.

Nëse Kosova do të arrinte të siguronte pjesëmarrjen në samitin e NATO-s në Tiranë dhe, përmes këtij forumi, të krijonte hapësirë për të diskutuar avancimin e kandidaturës së saj për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike, kjo do të përbënte një zhvillim me rëndësi të veçantë strategjike dhe diplomatike, shkruan AP.

Një hap i tillë do të shënonte përparim në përpjekjet e Kosovës për t’u afruar me strukturat euroatlantike dhe do të forconte pozitën e saj në fushën e sigurisë rajonale. Megjithatë, rruga drejt anëtarësimit në NATO mbetet e lidhur me një sërë faktorësh politikë dhe proceduralë, përfshirë konsensusin e të gjitha shteteve anëtare të Aleancës.

Të ngjashme