Banesa dhe garazh, të dënuarit për trafik droge në Tiranë i sekuestrohen pasuritë

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në pronësi të shtetasit me iniciale A.A., i dënuar me 10 vite burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Masa është marrë në kuadër të një procedimi pasuror, pasi hetimet kanë nxjerrë në pah se të ardhurat e deklaruara nga A.A. dhe familjarët e tij nuk justifikonin investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas prokurorisë, ekspertiza kontabël evidentoi një disproporcion të dukshëm mes pasurive të zotëruara dhe burimeve të ligjshme financiare, duke krijuar dyshime se ato janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

“Pas hetimeve, u vendos sekuestrimi i një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² dhe verandë 44 m² në një kompleks në rrugën “Xhanfize Keko”, si dhe i një apartamenti 2+1 me sipërfaqe 87.9 m² dhe një garazhi 16 m² në një kompleks në ndërtim në rrugën “Kahreman Ylli”.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme