Deputetët e opozitës nuk lejonë raportimin e avokatit të popullit në Kuvendin e Shqipërisë

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit për të mos lejuar Avokatin e Popullit, Endri Shabani, që të raportojë.

Sipas tyre Shabani nuk mund të flasë para deputetëve për shkak se çështja e emërimit të tij në këtë detyrë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, shkruan A2 CNN.

“Shabani është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe sa kohë çështja është në kushtetuese nuk mund të raportojë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën për një pushim.

Të ngjashme