Komandanti i KFOR-it: ShBA-ja është kontribuuesi kyç në KFOR

Prishtinë | 25 Kor 2026 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuuesit kyç në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Kështu u shpreh Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai u pyet se si do të ndikojë procesi i optimizimit në praninë amerikane në KFOR.

“ShBA mbetet kontribuues kyç në KFOR dhe janë plotësisht të përkushtuar të vazhdojnë kontributin e tyre për siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës dhe stabilitet në mbarë Ballkanin Perëndimor. Unë dhe i gjithë personeli i KFOR-it nën komandën time mbetemi plotësisht të përkushtuar në misionin tonë”.

Ulutash foli edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të misionit që ai udhëheqë me Policinë e Kosovës dhe me FSK-në pas përfundimit të procesit të optimizimit.

Të ngjashme