Spitali i Berlin ka konfirmuar se katër nga personat e plagosur në sulmin e së shtunës po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.
Në një postim në rrjetet sociale, spitali tha se ka trajtuar tetë persona të plagosur në sulm dhe se katër pacientë janë liruar nga spitali, raporton BBC.
Gjithashtu, spitali konfirmoi se asnjë prej të plagosurve nuk janë në rrezik për jetë.