Ferizaj: Policia gjen armë dhe fishekë në çantën e një të dyshuari

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 23:45, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, gjatë realizimit të një pike kontrolli në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, ka ndaluar për kontroll një automjet.

Gjatë kontrollit të personit Sh.Sh. (41vjeç) dhe automjetit, në një çantë krahu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), bashkë me tre fishekë.

Policia bën të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme