Një përleshje fizike në Prishtinë, gjatë së cilës u përdor edhe arma, ka rezultuar me një person të lënduar dhe dy të tjerë në prangat e policisë.
Sipas raportit zyrtar, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se arma e cila është përdorur nuk është gjetur ende, derisa në vendin e ngjarjes u gjendën vetëm tri gëzhoja.