Eksport dhe import i armëve, konfiskohen qindra fishekë në Prishtinë

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfiskuar 127 fishekë, një karikator të pushkës automatike AK dhe një karikator të pistoletës gjatë një bastisjeje të realizuar në Prishtinë.
Sipas njoftimit policor, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ndërsa gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar municioni dhe karikatori.

Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Eksport, import, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve”.

Të ngjashme