Netanyahu: Takimi në Shtëpinë e Bardhë me Trump ishte një nga bisedat më të mira

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump të martën si “një nga bisedat më të mira” që dy liderët kanë zhvilluar, duke theksuar koordinimin e ngushtë për Iranin dhe çështje të tjera të sigurisë.

“Ishte një bisedë me partneritet të plotë, me mbështetje të ndërsjellë dhe me mirëkuptim për qëllimin e përbashkët që Irani të mos ketë armë bërthamore, si edhe për objektiva të tjerë”, tha Netanyahu në hebraisht në një video të publikuar nga zyra e tij pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Sipas administratës amerikane, Netanyahu u largua nga Shtëpia e Bardhë në orën 12:25 sipas kohës lindore të SHBA-së (ET), pasi bisedimet, të cilat nisën në orën 11:03, përfunduan. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë nga të dyja qeveritë, ndërsa ai nuk ishte i hapur për mediat.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i cilësoi bisedimet si “pozitive dhe produktive”.

Një zyrtar izraelit tha se dy liderët diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, si dhe për mundësi të ndryshme në Lindjen e Mesme.

Të ngjashme