“Forcim i paqes dhe stabilitetit në BP”, Komanda e NATO-s në Napoli përmbledh vizitën e Wikoff në Kosovë

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

“Rikonfirmim i gatishmërisë”, Komanda e Përbashkët Aleate e NATO-s në Napoli përmbledh vizitën e Wikoff në Kosovë

Komanda e Përbashkët Aleate e NATO-s në Napoli ka bërë një përmbledhje të vizitës së komandantit të saj, admiralit George M.  Wikoff, në Kosovë.

Komanda e përshkroi vizitën si “forcim i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, derisa njoftoi edhe për takimet që ai pati në vend.

“Komandanti i Komandës së Përbashkët Aleate të NATO-s në Napoli, Admirali George M.  Wikoff, së fundmi vizitoi Kosovën për të zhvilluar takime me udhëheqës ushtarakë, civilë dhe lokalë. Gjatë vizitës së tij, Admirali  Wikoff shqyrtoi gjendjen operacionale të KFOR-it së bashku me komandantin e misionit, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, si dhe vizitoi pika kyçe operacionale në mbarë rajonin, duke rikonfirmuar gatishmërinë, aftësinë për reagim të shpejtë dhe angazhimin e palëkundur të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon”.

Të ngjashme