Tre persona kanë humbur jetën dhe tre punonjës të qendrës tregtare rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të së martës në Aeon Mall në Kumamoto të Japonisë, bëri të ditur presidenti i kompanisë.
Presidenti Akio Yoshida tha se shkaku i shpërthimit ende po hetohet dhe se çdo përfundim në këtë fazë do të ishte vetëm spekulim. Ai theksoi se prioriteti kryesor i kompanisë është kërkimi dhe shpëtimi i personave të prekur, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Drejtuesit e qendrës tregtare thanë se një shpërthim gazi nuk mund të ishte parashikuar. Ata sqaruan se ndërtesa, e hapur në vitin 2005, ishte dëmtuar nga tërmeti i Kumamotos në vitin 2016, por më pas ishte rinovuar në përputhje me standardet e përditësuara sizmike të Japonisë.
Sipas kompanisë, rreth 3 mijë klientë dhe mes 1300 dhe 1500 punonjës ndodheshin brenda qendrës tregtare në momentin e tërmetit.
Klientët u udhëzuan të qëndronin në zona të sigurta derisa lëkundjet të përfundonin. Shpërthimi ndodhi më pas, pasi ndërtesa ishte evakuuar.
Sipas procedurave të emergjencës së kompanisë, pas një tërmeti të madh, personat që largohen nga ndërtesa nuk duhet të futen sërish brenda, për të shmangur rrezikun nga pasgoditjet, shkruan BBC.