Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar këtë të mërkurë fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ku institucionet kompetente po zhvillojnë gërmime në një lokacion që dyshohet se mund të jetë varrezë masive e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Në terren janë angazhuar ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, nën koordinimin e Prokurorisë Speciale, ndërsa siguria po garantohet nga Policia e Kosovës me mbështetjen monitoruese të EULEX-it.
