Ramosaj del me sqarim për mirëmbajtjen e rrugës në Zonën e Veçantë të Mbrojtur rreth Manastirit të Deçanit

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka publikuar një reagim me qëllim të sqarimit publik për insititucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Ramosaj ka thënë se aktiviteti dyditor i mirëmbajtjes së rrugëve në Zonën e Veçantë të Mbrojtur rreth Manastirit të Deçanit ka ngritur shqetësime, fillimisht te personeli i manastirit dhe më pas edhe te miqtë tanë ndërkombëtarë.
Kreu i kësaj komune ka thënë se janë të përkushtuar në respektimin e ligjeve, veçanërisht të Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, si dhe të marrëveshjeve që rregullojnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës në këtë zonë.

“Aktiviteti dyditor i mirëmbajtjes së rrugës në fjalë ka të bëjë vetëm me mbushjen e gropave, heqjen e vegjetacionit dhe të shkurreve, si dhe largimin e pluhurit të grumbulluar përgjatë rrugës, e assesi me ndonjë aktivitet tjetër, siç është supozuar”, ka shkruar ndër të tjera Ramosaj.

Të ngjashme