Detajet e reja në Shkodër, trupat u gjetën nën rrënojat e shtëpisë së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Domen të Shkodrës dhe është shkrumbuar plotësisht duke i marrë jetën 24 vjeçares Bleona Çelaj dhe 2 fëmijëve të saj të moshës 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç.

Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë, në Shkodër. Trupat e viktimave janë gjetur mes rrënojave të banesës së shkrumbuar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, familja jeton në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik. Nëna kishte shkuar bashkë me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, kur banesa u përfshi nga flakët.

Informacioni paraprak i Policisë

“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Të ngjashme