Forbes iu rekomandon Shqipërinë për të jetuar pensionistëve amerikanë: Kostoja e jetesës, shumë herë më e ulët se në SHBA

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i mundshëm për të kaluar vitet e pensionit.

Forbes e ka përfshirë vendin tonë në listën e 96 vendeve të rekomanduara për pensionistët që duan të jetojnë jashtë SHBA-së në vitin 2026.

Në një listë të publikuar nga Forbes, ku janë analizuar 24 shtete dhe 96 destinacione konkrete, Shqipëria është përzgjedhur mes vendeve që mund t’u ofrojnë pensionistëve amerikanë një alternativë më të përballueshme për jetesën jashtë vendit.

Sipas Forbes, vlerësimi është bazuar në disa faktorë, përfshirë komoditetet dhe cilësinë e jetës, kostot e jetesës, sistemin shëndetësor, rrezikun klimatik dhe mënyrën se sa mikpritëse janë destinacionet ndaj pensionistëve amerikanë.

Në rastin e Shqipërisë, Forbes veçon si destinacione kryesore Tiranën, Durrësin, Sarandën dhe Vlorën.

Një prej avantazheve kryesore të Shqipërisë, sipas përshkrimit të Forbes, është kostoja e jetesës, e cila konsiderohet shumë më e ulët se mesatarja në SHBA. Kjo e bën vendin veçanërisht interesant për pensionistët amerikanë që kërkojnë të ulin shpenzimet, pa hequr dorë nga klima mesdhetare dhe aksesi në qytete, bregdet dhe shërbime.

Të ngjashme