Trump: Hormuzi do të hapet shumë shpejt, përndryshe pasojnë sulme të reja ndaj Iranit

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”, ose do të nisë një sulm i ri i ashpër ndaj Iranit.

Ai tha gjithashtu se “diskutime shumë të mira” ishin duke u zhvilluar me Teheranin.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Katarit kishte thënë më parë se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin SHBA-Iran janë “në faza shumë progresive”, por se nuk ka bisedime të drejtpërdrejta midis dy palëve, raporton cnn.

Duhet theksuar se një anije me flamur indian është goditur dhe fundosur nga një predhë në brigjet e Jemenit, thanë autoritetet indiane, pa bërë të ditur se kush ishte përgjegjës për sulmin.

Huthitë e Jemenit, të mbështetur nga Irani, muajin e kaluar kërcënuan se do të ndërpresin transportin detar përmes Ngushticës Bab al-Mandeb, një pikë bllokimi në skajin jugor të Detit të Kuq.

Të ngjashme