Sjellja normale në situatë jo normale, është “non sens”!

Prishtinë | 08 Gus 2026 | 14:18 | Nga Ramiz Lladrovci

Shkelësit e ligjit janë kriminel, shkelësit e Kushtetutës janë superkriminel, është deklaratë e opozitarit Kurti të para disa viteve, kur e komentonte qeverisjen e asaj kohe.

Sot, po ai opozitari i djeshëm me të dyja këmbët e shkeli Kushtetutën bashkë me partinë e vet dhe sipas pamjeve, nuk po ndjehet “superkriminel”.

Nga dje, vendi ka hyrë në gjendje të pa precendet, veprimet politike janë të arsyetuara derisa janë brenda rregullave dhe normave. Situata është qartësuar rreth afatit të konstituimit të Kuvendit dhe tejkalimi i të cilit është shkelje e pastër dhe e qartë kushtetuese.

Seanca konstituive përbën çështje kushtetuese, rruga e vetme është që dhjetë e më tepër deputetë t’i mbledhin nënshkrimet e ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese që përveç afatit, edhe cilat janë sanksionet, apo cila është pasoja kur nuk zbatohet afati kushtetues.

Vezët e Time Kadriajt, përveç si veprim demokratik, janë rikujtesë për një rrugë e cila partisë në pushtet i solli fryte të paimagjinueshme politike, pse duhet të habitemi!

Të ngjashme