Pas përfundimit të edicionit të fundit të “Sunny Hill Festival”, Anesa Lipa, nëna e yllit ndërkombëtar Dua Lipa, ka ndarë një mesazh falënderues dhe emocional për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e festivalit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka theksuar se “Sunny Hill” për të nuk është thjesht një festival, por një ide dhe një ëndërr që bashkon mijëra njerëz në një atmosferë të veçantë, shkruan Indeksonline.
Ajo ka falënderuar ekipin organizativ, partnerët, vullnetarët dhe të gjithë personat që punuan prapa skenave për realizimin e festivalit.
“Sunny Hill nuk është vetëm një festival. Është një ide, një ëndërr dhe ndjenja që mijëra njerëz bashkohen për të krijuar diçka të veçantë”, ka shkruar ajo.
Anesa ka shprehur mirënjohje edhe për artistët që performuan në skenat e festivalit, duke vlerësuar energjinë dhe muzikën që sollën për publikun.
Në fund, ajo iu drejtua të gjithë pjesëmarrësve, duke i cilësuar ata si “zemra e Sunny Hill Festival” dhe duke shtuar me emocion: “Shihemi vitin tjetër!”.