Temperaturat deri në 35°C

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë në të gjithë vendin.

Sipas parashikimit nga Instituti Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë, ndërsa lokalisht priten edhe intervale me intensitet më të lartë.

Të ngjashme