Ymeri: Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit lidhet me “kartën nacionaliste” të VV-së

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Ymeri ka thënë se deklarata e Vuçiqit lidhet, sipas saj, me “kartën nacionaliste” të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me rëndësinë që ka lumi Ibër për liqenin e Ujmanit dhe sistemin e Ibër-Lepencit.

“Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e lumit Ibër lidhet me kartën nacionaliste të VV, #liqeniUjmanit sepse lumi Ibër e mbush liqenin e Ujmanit, lidhet me kanalin Ibër Lepenc deri në Obiliq ndërsa lumi vazhdon në Serbi”, ka shkruar Ymeri.

Ajo ka theksuar se ndryshimi i rrjedhës së lumit, sipas saj, nuk lejohet nga e drejta ndërkombëtare dhe do të paraqiste rrezik për sigurinë energjetike të Kosovës.

“Ndryshimi i rrjedhës jo veç qe nuk lejohet me ndodh me të drejtë ndërkombëtare po edhe rrezikon sigurinë energjetike 100% për çfarë Serbia penalizohet”, ka deklaruar ajo.

Ymeri ka kritikuar edhe paraqitjet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në zonën e Ujmanit.

“Tash nuk ka nevojë as Albin Kurti as ministri Sveçla të defiloj në Ujman kinse e mbrojnë Kosovën. Kallxon rryma, guri e gruri sa e mbrojnë”, ka shkruar deputetja e zgjedhur e LDK-së.

Sipas saj, çështja duhet të trajtohet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka thënë se deklaratat e Vuçiqit nuk duhet të përdoren për të nxitur panik apo për t’i dhënë arsye për trazira Lëvizjes Vetëvendosje.

“Çështja është Kuvendi i Republikës së Kosovës – Skupština Republike Kosova dhe nuk kryen punë as Vuçiq në ngjallje paniku për me i dhanë shkak për trazira VV-së”, ka shkruar Ymeri.

Në fund, ajo ka ngritur edhe një pyetje lidhur me paraqitjen e kryeministrit në detyrë në Kuvend.

“Pyetja është: A del në Kuvend me u anku kryeministri në mashtrim e sipër, duke e dit që mund të mos përfundoj seancën vetëm si viktimë e gjuajtjes së vezëve?”, ka shtuar Ymeri.

Të ngjashme