Nis një kapitull i ri për aktoren, bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Aubrey Plaza është bërë nënë! Aktorja e njohur nga “Parks and Recreation” ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Christopher Abbott.

Ajo u fotografua duke mbajtur në krah foshnjën e saj në Nju Jork të dielën, me sa duket pasi kishte ndjekur shfaqjen e fundit të Abbott në “Death of a Salesman”, në Broadway. Sipas burimit, aktorja ka sjell në jetë një vajzë gjatë javës së fundit të korrikut.

Plaza bëri debutimin e barkut të rrumbullakosur në prill, një ditë pasi u raportua se ishte shtatzënë dhe se pritej të lindte në vjeshtë.

Një burim u tha medieve në atë kohë se çifti “ndihet shumë i bekuar”, duke e cilësuar lajmin si “një surprizë të bukur pas një viti emocionalisht të vështirë”. 

Plaza, në veçanti, kishte humbur ish-bashkëshortin e saj, Jeff Baena, në janar të vitit 2025. Çifti ishte ndarë prej katër muajsh kur regjisori i dha fund jetës në moshën 47-vjeçare. 

Familja e Plaza-s dhe Baena-s publikoi një deklaratë të përbashkët pas kësaj tragjedie, duke thënë:

“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj të gjithëve që kanë ofruar mbështetjen e tyre. Ju lutemi, respektojeni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe.”

Shtatë muaj më vonë, në gusht 2025, aktorja dhe humoristja foli për “luftën e saj të përditshme” me dhimbjen gjatë podcastit “Good Hang” të Amy Poehler.

“Pikërisht në këtë moment, ndihem e lumtur që jam këtu me ty”, i tha ajo drejtueses. “Në përgjithësi, jam këtu dhe po funksionoj”.

Të ngjashme