Dy raste të veçanta me të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Skenderaj brenda 24 orëve.
Në rastin e parë, sipas raportit të Policisë, një qytetar ka raportuar se xhami i veturës së tij është dëmtuar, ndërsa dyshohet se është goditur nga një plumb.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00 dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Vetëm disa orë më vonë, rreth orës 22:30, një tjetër qytetar ka njoftuar policinë se një plumb kishte depërtuar përmes çatisë dhe kishte përfunduar brenda shtëpisë së tij.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe konfiskuar një predhë që dyshohet se i përket një arme të tipit AK-47.
“Nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.