Ramadani: Dita e tretë e bllokimit të Kuvendit nga VV, Kosova po humb kohë të çmuar

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për situatën në Kuvend, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç shprehet ai, bllokim dhe joseriozitet.

Ramadani ka thënë se sot deputetët e kësaj legjislature do të duhej të ishin mbledhur në sallë për të votuar ligje që, sipas tij, do të lehtësonin jetën e qytetarëve.

“Dita 3 e bllokimit të Kuvendit nga Vetëvendosje!”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, në vend të punës së Kuvendit, vendi po përballet me “bllokadë dhe joseriozitet total nga partia në pushtet”.

“Kosova po humb kohë të çmuar dhe faji për këtë ka emër”, është shprehur ai.

“Mbajeni pushtetin që u ka takuar nga vota, por harrojeni se mund ta mbani të bllokuar shtetin!”, i është drejtuar Ramadani LVV-së.

Të ngjashme