Rick Ross zbarkon në Kosovë! “The Boss” pushton Prishtinën më 11 gusht

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Prishtina bëhet gati për një prej netëve më të mëdha të kësaj vere. Superylli amerikan i hip-hopit, Rick Ross, do të performojë më 11 gusht në klubin e njohur Venom në Prishtinë.

Një nga emrat më të mëdhenj të hip-hopit amerikan vjen për herë të parë në Kosovë, në një prej eventeve më të mëdha që pritet të zhvillohet këtë verë në skenën e jetës së natës në vend. Rick Ross, i njohur në mbarë botën si “The Boss”.

Me një karrierë prej më shumë se dy dekadash, Rick Ross është një prej figurave më të njohura të hip-hopit amerikan, me hite që kanë bërë jehonë në mbarë botën dhe bashkëpunime me disa prej artistëve më të mëdhenj të industrisë muzikore.

Të ngjashme