Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka reaguar pas njoftimit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, për dorëzimin e padisë lidhur me shkeljet e mundshme ligjore të së paku 15 viteve të fundit në industrinë e qumështit.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Shoqata e Qumështoreve e ka cilësuar këtë zhvillim si të rëndësishëm jo vetëm për sektorin e qumështit, por edhe për sundimin e ligjit, mbrojtjen e konsumatorit, fermerëve dhe funksionimin e institucioneve.
“Jo mbi ligjin. Jo baras me ligjin. Të gjithë nën ligj”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Qumështoreve.