Një tërmet i fuqishëm që goditi perëndimin e Kolumbisë ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ka paralizuar përkohësisht trafikun ajror në vend.
Sipas mediave të huaja, gjashtë aeroporte në të gjithë Kolumbinë kanë pezulluar operacionet, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet në infrastrukturë dhe kushtet e sigurisë para rikthimit të fluturimeve, transmeton Klankosova.tv.
Tërmeti ka shkaktuar edhe viktima ku deri më tani të paktën 111 persona kanë humbur jetën, ndërsa raportohet se persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në ndërtesat e shembura.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Kolumbisë, si dhe në Venezuelën fqinje.
Ekipet e emergjencës janë angazhuar në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet po kontrollojnë ndërtesat e dëmtuara dhe po vlerësojnë rrezikun nga lëkundjet pasuese.
Pezullimi i operacioneve në gjashtë aeroporte pritet të zgjasë derisa të përfundojnë kontrollet e sigurisë dhe të përcaktohet nëse infrastruktura mund të përdoret pa rrezik.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara, për shkak të rrezikut nga shembjet e mëtejshme.