Elon Musk i ka kaluar me humor humbjet e shumta të republikanëve në këto zgjedhje afatmesme, duke bërë shaka për shpenzimet e tij rekord gjatë këtij cikli zgjedhor. Ai vlerësohet se ka shpenzuar rreth 445 milionë dollarë për të mbështetur kandidatët republikanë në disa gara të rëndësishme.
“Me sa duket, lazerët e mi hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje nuk funksionuan kësaj radhe”, shkroi Musk në platformën X.
Themeluesi miliarder i Tesla-s dhe SpaceX-it ishte donatori më i madh në këto zgjedhje, duke lënë shumë pas çdo shpenzim të jashtëm në mbështetje të demokratëve.
Shumë demokratë janë zotuar se do të nisin hetime ndaj Musk dhe punës së tij në të ashtuquajturin Departamenti i Efikasitetit Qeveritar (DOGE), i cili gjatë veprimtarisë së tij dobësoi ndjeshëm disa agjenci federale. Këto hetime pritet të ndërmerren pasi demokratët të marrin kontrollin e Kongresit.