Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar të mërkurën zgjedhjet e mesmandatit për Senatin amerikan, duke përfaqësuar shtetin e Michigan.
Ai ka mposhtur kandidatin republican, Mike Rogers dhe do të pasojë senatorin demokrat Gary Peters, i cili po tërhiqet nga detyra, raporton CNN.
Ai do të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Ndryshe, zgjedhjet e mesmandatit i kanë fituar demokratët, duke marrë kontrollin si të Senatit, ashtu edhe të Dhomës së Përfaqësuesve.