Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.
Të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 32°C.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej rreth 1-6 m/s.
Sipas IHMK-së, vranësira të pakta priten kryesisht në zonat malore, përcjell Klankosova.tv.
Edhe të dielën, moti do të jetë kryesisht me diell, me pak vranësira rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të jenë 10-14°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 33°C.
IHMK ka bërë të ditur se kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, megjithatë gjatë mesditës mund të ketë ngarkesë të shtuar termike për shkak të temperaturave të larta.
Ndërkaq, kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore.
Temperaturat e larta dhe moti i thatë, sipas IHMK-së, do të rrisin nevojën për ujë, veçanërisht te kulturat perimore, misri dhe pemëtoret.