Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ndalimin e punimeve në 9 gurthyes, të cilët ishin ilegalë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli pohon se 7 gurthyes ishin në Suharekë e dy në Skenderaj, transmeton.
“Ky aksion vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Aksionet do të vazhdojnë në terren dhe çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa” shkroi ajo.