Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të spiunit të dyshuar i BIA-s serbe, Fehim Sali.
Latifi, në reagimin e tij ka shtjelluar tri llojet e detyrave që Sali i ka pasur nga BIA, duke përmendur, infiltrimin në institucionet e Kosovës; Identifikimin e zyrtarëve të AKI’së përmes fotografimit të tyre; dhe, të mbledhë informacione për anëtarë të rrymës vahabiste, me qëllimin rekrutimin e tyre në BIA.
‘’ Të tria këto detyra pikëtakohen në një qëllim: të goditet shteti i Kosovës nga brenda tij dhe nga jashtë përmes vahabizmit. Kapja e këtij spiuni nxjerr edhe një herë sheshit faktin se vahabizmi në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga projektet më të mëdha të inteligjencës serbe kundër shtetit të Kosovës’’, ka shkruar Latifi.