‘Do t’i shkatërrojmë të gjithë’, Lavrov kërcënon mbështetësit e Ukrainës

Prishtinë | 14 Gus 2026 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar se Rusia do t’i ashpërsojë veprimet ndaj gjithçkaje që, sipas Moskës, mbështet ushtarakisht Ukrainën nga Perëndimi.

Deklarata vjen në kohën kur lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në vitin e pestë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lavrov tha se Moska tashmë po ndërmerr veprime për të goditur mbështetjen perëndimore për Kievin, ndërsa akuzoi ShBA-në për përfshirje të thellë në sulmet ukrainase ndaj objektivave brenda territorit rus, përfshirë përmes të dhënave të inteligjencës.

Sipas tij, Rusia i ka dërguar pyetje Departamentit amerikan të Shtetit për këto pretendime dhe është në pritje të një përgjigjeje nga Washingtoni.

Lavrov nuk dha sinjale për një ndalje të menjëhershme të luftimeve, ndërsa Moska vazhdon të kundërshtojë propozimet për armëpushim që nuk shoqërohen me një zgjidhje më të gjerë të konfliktit.

Të ngjashme