I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Shtërpcë pasi, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari kishte demoluar dhe dëmtuar edhe derën e një zyre në stacionin policor, me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, thotë Policia.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme