Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur më 17 gusht në fshatin Palbardh të Gjakovës.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vendin e rastit ka dalë njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Njësiti i FSK-së ka bërë deminimin e mjetit pa ndonjë incident.