Ish-kryetari i Lipjanit dhe ish-deputeti, Shukri Buja, ka ndarë mesazhe emocionale pas një takimi me bashkëluftëtarë, duke kujtuar rrugëtimin e gjatë drejt lirisë dhe duke shprehur shpresën për kthimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Buja tha se takimi me Azem Sylen, Gani Kocin e Adem Grabovcin ishte i mbushur me emocione, biseda dhe kujtime, por këtë herë jo vetëm për të kaluarën.
“Edhe pak ditë… pas një pritjeje kaq të gjatë. Edhe pak durim… pas kaq shumë vitesh”, ka shkruar Buja.
Ai ka shprehur shpresën që kjo të jetë pritja e fundit dhe që bashkëluftëtarët e tyre të kthehen të lirë mes familjarëve, miqve dhe qytetarëve.
“Liria vonon, por shpresa nuk vdes! Bashkëluftëtarë, ju presim të lirë mes nesh!”, ka përfunduar Buja.