Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar

Prishtinë | 19 Gus 2026 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lubozhdë-Istog, ku kanë mbetur të lënduar 5 persona dhe janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në QKMF në Istog, për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lubozhdë-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njejtit janë dërguar në QKMF-Istog, për trajtim mjekësor”, tha Rugova për Ekonomia Online.

Të ngjashme