Disa takime, dy qëllime, një rezultat: DËSHTIMI

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 14:32 | Nga Arton Muhaxheri

Disa takime mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, por me qëllime krejtësisht të ndryshme.

Kurti e fton Abdixhikun me një synim të qartë: ta çojë vendin në zgjedhje, duke ndërtuar narrativën se ka bërë përpjekje për zgjidhje, por se të tjerët e kanë bllokuar.

Abdixhiku, nga ana tjetër, shkon në takim me synimin për të penguar një proces të ri zgjedhor, nga i cili varet edhe pozita e tij politike brenda LDK-së.

Kur dy palë ulen në të njëjtën tavolinë me qëllime të kundërta, rezultati është i parashikueshëm.

DËSHTIMI

Të ngjashme