Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut, zyrtarit policor që humbi jetën pas një aksidenti në krye të detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, SPK iu shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
“Në këto çaste të dhimbjes së thellë, shprehim respektin tonë për jetën dhe kontributin e të ndjerit në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare, duke ndarë dhimbjen me familjen dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë. I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin Altin Kryeziu”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.