‘Mbaje gjithmonë atë dashni të sinqertë’, Sabri Fejzullahu uron Ermalin për ditëlindje

Prishtinë | 23 Gus 2026 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, feston sot ditëlindjen, me ç’rast ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë.

Një urim i veçantë për të ka ardhur nga babai i tij, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, i cili përmes një InstaStory ka ndarë disa fjalë të përzemërta për të birin.

Sabriu i ka uruar Ermalit shëndet, suksese në karrierën muzikore dhe që ta ruajë dashurinë e sinqertë ndaj njerëzve.

“Urime edhe 100 vjet, me shëndet të plotë e me shumë suksese në skenë, të cilat i ke kudo që shkon. Mbaje gjithmonë atë dashni të sinqertë që ke për njerëzit”, ka shkruar Sabri Fejzullahu.

Të ngjashme