Ariana Fejzullahu ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta uruar bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu, me rastin e ditëlindjes.
Ajo ka publikuar një video të Ermalit duke festuar me shampanjë, ndërsa krahas pamjeve ka shkruar një urim plot dashuri:
“U plakshim bashkë e të pafsha gjithë jetën të lumtur, me zemrën plot. Happy Birthday!”
Urimi i Arianës ka marrë vëmendjen e ndjekësve, duke përcjellë dashurinë dhe përkushtimin që çifti vazhdon të ndajë ndër vite.
