Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli janë bërë bashkë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Financimin e Programeve të Banimit.

Këtë e ka bërë të ditur Pacolli, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, duke thënë se projekti përfshin shumën prej 4.4 milionë euro.

“Në kuadër të projektit do të ndërtohen 78 banesa për Skënderajin me sipërfaqe prej 75 m², 82.5 m² dhe 93.5 m², të përshtatura për nevojat e familjeve përfituese”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

4.4 milionë euro për Banim Social Adekuat në Skënderaj

4.4 milionë euro është projekti i realizimit për Banim Social Adekuat në Skënderaj ku bashkë me kryetarin e Komunës, Sami Lushtaku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit.

Investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 4.4 milionë euro, prej të cilave 3.4 milionë euro do të financohen nga MMPH, ndërsa 1 milion euro nga Komuna e Skenderajt.

Në kuadër të projektit do të ndërtohen 78 banesa për Skënderajin me sipërfaqe prej 75 m², 82.5 m² dhe 93.5 m², të përshtatura për nevojat e familjeve përfituese.

Banim dinjitoz dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Skenderajt.

Të ngjashme