Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për fluksin në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara më 27 gusht 2026, në të gjitha pikat kufitare nuk raportohet krijim i kolonave të automjeteve apo kamionëve.
Koha e pritjes për hyrje dhe dalje të automjeteve varion nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa për kamionët pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta, raporton IndeksOnline.
Pritjet më të gjata për automjete, deri në 10 minuta, janë regjistruar në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.
Ndërkohë në pikat tjera kufitare situata është e qetë dhe nuk ka pritje.