Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete.
Rasti ka ndodhur më 28 gusht, rreth orës 15:00, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, burri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
“Klinë 28.08.2026 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar (burrë e grua), pasi që ishin rrahur në mes vete. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.