Dy grabitje në Prishtinë, njëra në një market, tjetra në një pikë të derivateve

Prishtinë | 29 Gus 2026 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të grabitjes kanë ndodhur në Prishtinë.

Njëri rast ka ndodhur në një market, ndërkaq rasti tjetër në një pikë karburanti.

Raporti i plotë i policisë:

Rr.Bill Clinton, Prishtinë 28.08.2026 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në market, ka njoftuar se një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës i ka grabit 250€ dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguari në mbajtje.

Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 28.08.2026 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pikë karburanti, ka njoftuar se një person i dyshuar i panjohur nën kërcënim i ka grabit 430€ dhe ka ik në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet. 

Të ngjashme